1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Raportimet për punësime masive të militantëve të Vetëvendosjes, reagon KEK

Korporata Energjetike e Kosovës ka dalë me një reagim për konkursin, ku u raportua për punësime masive të militantëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në reagimin e dërguar mediave, KEK-u thotë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit. 

“Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.”

Po ashtu thuhet se do të shqyrtohen të gjitha ankesat dhe do të merren masat adekuate konform ligjit.

Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces.”

Konkursi ka qenë për plotësimin e 150 pozitave të lira, për të cilat kishin aplikuar 4 mijë e 668 kandidatë. Sipas KEK-ut, për 128 pozita janë publikuar rezultatet e përzgjedhjes, derisa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për 5 pozita për të cilat nuk ka pasur kandidat të suksesshëm sipas tyre, do të rishpallen në një të ardhme të afërt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img