Site icon PrishtinaPress

Raportimet për gjuajtje me armë në Veri, Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur sulm ndaj Policisë në Zubin Potok, të dielën.

Mediat e afërta me pushtetin e Serbisë kanë raportuar se “ka pasur përleshje mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale, ju informojmë se”.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askuj”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version