-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Raporti që paralajmëron ditë të rënda vitin tjetër, LDK: Qeveria të veprojë urgjentisht

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar raportine fundit të Bankës Botërore, i cili paralajmëron ditë të rënda vitin tjetër. Sipas tij, ky raport “e konfirmon atë që e ka ndier çdo qytetar i vendit dhe çdo familje kosovare jatë një viti e gjysmë”.

“Raporti i fundit i Bankës Botërore konfirmon atë që ka ndier çdo qytetar i vendit dhe çdo familje kosovare gjatë një viti e gjysmë: ekonomia dhe standardi i jetesës janë në rënie të lirë. Raporti thekson qartë dobësitë ekonomike të kësaj Qeverie dhe strategjinë e dobët të luftës kundër krizës ekonomike, energjetike dhe të inflacionit”, ka shkruar Mustafa.

Ai thotë se rritja ekonomike pritet të bie në vetëm 3,1$ në mungesë të investimeve kapitale “veçanërisht nga Qeveria e cila çuditërisht mban 800 milionë euro në bankë, pa i shfrytëzuar, pa i investuar”.

“Rritja ekonomike pritet të bie drastikisht sivjet në vetëm 3,1$ në mungesë të investimeve kapitale, veçanërisht nga Qeveria e cila çuditërisht mban 800 milionë euro në bankë, pa i shfrytëzuar, pa i investuar. Në anën tjetër, deri në korrik të këtij viti, importet e mallrave u rritën për 26%”, ka shkruar ai.

Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje “urgjentisht”.

“Qeveria duhet urgjentisht të gjejë zgjidhje. Tanimë LDK i ka ofruar 10 pikë për tejkalimin e krizës energjitike si dhe propozime konkrete për zbutjen e çmimeve të ushqimit dhe derivateve. Është koha të veprojnë, kanë gati 2 vite në Qeveri!”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img