13.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Raporti: Periudhë e vështirë për shqiptarët në jug të Serbisë dhe serbët në veriun e Kosovës

Një raport i hartuar nga organizatat joqeveritare Qendra për Demokraci dhe Arsim në Luginën e Preshevës dhe AKTIV në Mitrovicën e Veriut, vë në pah se një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë në Jug të Serbisë dhe atyre serb në veriun e Kosovës, theksojnë se jeta e tyre do të vështirësohet gjatë tre viteve të ardhshme.

Raporti me titull, “Nga sfidat e përbashkëta tek zgjidhjet e përbashkëta”, thekson sfidat dhe problemet me të cilat përballen komunitetit serb në katër komuna në veri të Kosovës dhe komuniteti shqiptar në jug të Serbisë.

“Gati çdo i dyti ose më shumë qytetarë në Luginën e Preshevës mendojnë se në tre vitet e ardhshme jeta për ta ka me qenë edhe më e vështirë. Ngjashëm pothuajse edhe me një përqindje më të madhe edhe qytetarët serbë kanë paraqitur shqetësimin që jeta për ta në tre vitet e ardhshme do të jetë e papërballueshme”, tha Agon Islami nga Qendra për Demokraci dhe Arsim në Luginën e Preshevës.

Sipas raportit shqetësim i madh për Luginën e Preshevës dhe veriun e Kosovës mbetët e ardhmja e të rinjve të moshës nga 18 deri 29 vjeç.

“Qytetarët shqiptarë kanë thënë me 64.9 për qind një shifër shumë shqetësuese se ata nuk e shohin veten që të jetojnë në Luginë të Preshevës edhe më tutje derisa 73 për qind e serbëve kanë thënë edhe ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në veriun e Kosovës”, tha Agon Islami.

“Shqetësimet janë të përbashkët si për serbët edhe për shqiptarët dhe ato janë migrimi dhe parandalimi i largimit të të rinjve nga këto hapësira”, tha Midorag Miliçeviç nga organizata Aktiv në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit, rreth 60 për qind e shqiptarëve në Luginën e Preshevës mendojnë se përfaqësuesit e tyre politik duhet të përfshihen drejtpërdrejt në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kundruall rreth 70 për qind e serbëve që mendojnë se duhet të përfshihen në bisedime.

Po ashtu në raport thuhet se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë besim më të madh në qeverinë e Kosovës, presidencën dhe mediat në gjuhën shqipe ndërsa serbët e veriut të Kosovës kanë më shumë besim te qeveria e Serbisë, presidenca serbe dhe organizatat joqeveritare lokale.

Edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe serbët në veriun e Kosovës e shohin luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për përmirësimin e gjendjes ekonomike në këtë pjesë, de cila do të mundësonin parandalimin e migrimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img