Ditën e djeshme u gjuajtjen me armë në qytetin e Podujevës, ku mbetën të plagosur tre persona.
Sot Policia ka dërguar raportin duke treguar ngjarjen më në detaje.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Podujevë 25.10.2022 – 15:42. Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasoj e të shtënave me armë zjarri lëndime trupore ka pësuar i dyshuari mashkull kosovar i cili vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK, pastaj si pasoj e xhamave të thyer lëndime kanë pësuar edhe dy kalimtarë të rastit, viktimat meshkuj kosovar të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, ndërsa edhe dy të dyshuar janë në arrati. Me vendim të prokurorit të dyshuarve iu caktohet masa e ndalimit, njëri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa tjetri vazhdon trajtimin në QKUK nën sigurimin e policisë. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore./Prishtinapress/