1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Raporti me Borën dhe çfarë ndodhi me “instagramin” e vajzave, Heidi flet “troç”

Heidi ka qenë e ftuar një program radiofonik ku ka folur për ditët e saj jashtë “Big Brother VIP”, për marrëdhënien e saj me Romeon si dhe raportin me Bora Zemanin, që së fundmi u aludua se kishte një krisje mes tyre duke qenë se nuk ndiqeshin më në Instagram.

Teksa u pyet se si iu duk jugu i Shqipërisë pasi disa ditëve që kaloi aty, Heidi tha, “Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur”.

“Është diçka e  re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qet”, tha ajo teksa u pyet për marrëdhënien me Romeon.

Ndërkohë së fundmi në median sociale u aludua se mes Heidit dhe Borës diçka kishte ndodhur pasi ato nuk ndiqnin më njëra-tjetrën në Instagram. Lidhur me këtë Heidi theksoi, “I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘folloë’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkroi dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img