-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit: Presidenca ka shkelur ligjin për emërimet me ushtrues detyre

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ka konstatuar se presidenca gjatë vitit 2022 i ka tejkaluar afatet e parapara ligjore me zëvendësues të detyrës.

“Në tetë raste kemi vërejtur se pozitat e rregullta të punës ishin zëvendësuar përmes vendimeve si zëvendësues, vendimeve si zëvendësues detyre në pozita të ndryshme e që ushtronin këto detyra për më gjatë se 12 muaj. Mbajtja e pozitave si zëvendësues me gjatë se afati i paraparë me ligj, janë bërë si rezultat i mos kujdesit të duhur nga menaxhmenti i ZPRK-së”, thuhet në raport.

Auditori ka vlerësuar se ndikim i mbajtjes së pozitave me zëvendësues për një kohë të gjatë, përveç se nuk është në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi, rrezikon që pozitat e ndryshme të mbajnë nga persona që nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara për pozita adekuate.

Ndryshe sipas ZKA-së, presidenca vitin 2022 kishte buxhetin final për paga dhe mëditje 1.110,588 euro, prej tyre ishin shpenzuar 914,795 euro apo 82%.

Numri i të punësuarve sipas buxhetit ishte 83 ndërsa në fund të vitit 2022 numri i tyre ishte 70.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img