Site icon PrishtinaPress

Raporti i policisë i mbushur me dhunë në familje, brenda vitit afër 3 mijë raste

Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë, me tendenca të rritjeve. Raportet ditore të policisë tregojnë për dhjetëra raste të dhunës në familje, ndërsa si rëndomtë viktima mbesin gratë, ndërsa burrat janë të dyshuar, të arrestuar e shpeshherë edhe të dënuar për këto vepra penale.

Sipas statistikave të djeshme të Grupi për Studime Juridike dhe Politike, brenda një dite në Kosovë raportohet për 8 raste të dhunës, ndërsa brenda një viti kjo shifër kalon mbi 2700 raste.

Vetëm në raportin 24 orësh të policisë publikuar të premten, raportohet për shumë raste dhunë në familje, kanosje e arrestime.

“Në Prizren, në dy raste të ndara, dy viktima kosovare kanë kërkuar trajtim mjekësor, pasi që dyshohet se të njëjtat kanë qenë viktima të dhunës në familje. Me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa i dyshuari tjetër gjendet në kërkim policor”, raporton policia.

Edhe në Gjakovë dy gra kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pas janë sulmuar nga një qytetarë. “I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Po ashtu në Gjakovë raportohet edhe për raste të tjera të dhunës në familje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim policisë.

Në Gjakovë, po ashtu policia raporton edhe një rast tjerë të dhunës në familje, derisa dhunuesi është arrestuar.

Sipas statistikave të policisë së Kosovës që i ka publikuar GSJP-së, brenda një viti janë raportuar mbi 2700 raste të dhunës në familje, prej tyre 2165 janë gra, ndërsa 559 burra. Në raportin familjar në mes viktimës dhe të dyshuarit, shumica e rasteve të dhunës në familje ndodhin në raportin bashkëshort-bashkëshorte dhe anasjelltas.

Sipas raporti të publikuar nga GSJP,  dënimi maksimal për dhunë në familje ka qenë 1 vjet e katër muaj burg. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se institucionet e kanë për detyrim parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje.

Exit mobile version