Site icon PrishtinaPress

Raporti i Komisionit Evropian thotë që Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese

Sot Komisioni Evropian ka dalë me raportin vjetor për shtetet e Ballkanit Perëndimorë. Ky është raporti që dikur kishte emrin ‘’raport i progresit’’.

Instituti EPIK ka bërë një përmbledhje të asaj së çfarë thuhej në raport.

Sa i përket Kosovës, në përgjithësi vlerësohet se Kosova nuk ka treguar vullnet politik për avancimin e rrugës së saj integruese. Është bërë progres i kufizuar në zbatimin e reformave Evropiane, por ky progres ka mbetur nën hijen e vendosjes së tarifës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. Tarifa është vendosur në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA dhe frymën e Marrëveshjes Stabilizim Asocimi.

Kosova duhet të ndërtoj konsensus politik për të avancuar rrugëtimin e saj integrues, në veçanti duke u angazhuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, largimin e tarifës 100% dhe intensifikimin e zbatimit të MSA-së.

Sa i përket institucioneve të sundimit të ligjit dhe prokurorisë, duhet të ndermirën masa për të siguruar se këto institucione nuk ndërmarrin veprimet nën ndikimin politik. Korrupsioni është i përhapur në gjitha nivelet institucionale, ndërsa sistemi i drejtësisë mbetet nën ndikimin politik. Kredibilitetit i Qeverisë është dëmtuar nga numri i lartë i zëvendës ministrave.

Emërimet e personave të gjykuar për krime të luftës dhe korrupsion apo krim të organizuar në pozitat publike janë në kundërshtim me vlerat Evropiane.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, vendosja e tarifës 100% ka dëmtuar bashkëpunimin rajonal. Institucionet e Kosovës duhet të tërheqin vendimin për tarifën 100% dhe të ndërmarrin masat konkrete drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve është urgjente dhe e rëndësisë kyçe për avancimin e rrugës integruese të dy vendeve.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian ka ri-përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Sidoqoftë, raporti fton institucionet e Kosovës të vazhdojnë përmbushjen e kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe migrimin.

Ndërkohë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë dritën e gjelbërt për të qenë vende kandidate për antarësim. Tani varet nga vullneti i Këshillit Evropian se a do marrin statusin e vendeve kandidate këto dy shtete.

Exit mobile version