-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Raporti i EUROPOL-it: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Europë

Organizata europiane për luftën kundër krimit dhe trafikut të organizuar EUROPOL ka publikuar një raport lidhur me situatën e drogës në kontinent.

Në këtë raport ka të dhëna për trafikun e lëndëve narkotike që zhvillohet në të gjithë kontinentin europian. Fokus të veçantë në raport ka sidomos zona e Mesdheut, për shkak se këtu bëhet transporti më i madh i drogës, në rrugë detare.

“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Europë. Gjithashtu, edhe disa lloje të tjera kanabisi si ajo rrëshirë transportohen në vendet e BE-së nga vende të tilla si Maroku ose Libia. Transporti i drogës bëhet përmes Detit Mesdhe dhe rrugëve të tjera ujore”, thuhet në raport.

Në raportin e gjatë të “Europol” për situatën e kanabisit në Europë, jepen edhe disa harta që dëshmojnë sesi bëhet trafiku i drogës.

Në njërën hartë tregohet sesi Shqipëria është një vend ku prodhohet droga, e cila më tej shpërndahet për në Greqi, Itali dhe në Francë, shkruan “Shekulli”.

Kurse në një tjetër hartë, dëshmohet sesi Shqipëria është jo vetëm vend prodhues i lëndëve narkotike, por edhe vend tranzit. Kanabisi që prodhohet në Afganistan vjen në Shqipëri dhe se prej këtej dërgohet për tregtim në Holandë. Gjithashtu, heroina e prodhuar në Pakistan kalohet përmes Ballkanit dhe se më tej dërgohet në Itali dhe në Holandë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img