Site icon PrishtinaPress

Raporti i DASh-it përmend edhe dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale

Salih Mustafa waits for the start of his trail at the Kosovo Specialist Chambers court in The Hague, Wednesday, Sept. 15, 2021. The first trial started at the Hague-based court of the former commander in the Kosovo Liberation Army charged with four war crimes including murder and torture. (Robin van Lonkhuijsen/Pool Photo via AP)

Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar raportin për të Drejtat e Njeriut për Kosovë. Korrupsioni qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore përmenden si disa nga problemet më serioze në në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi praktikat e Drejtave të Njeriut.

Raporti ka përmendur po ashtu ka përmendur edhe dënimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.

Mustafa, që gjatë kohës së luftës njihej me nofkën “Cali”, u dënua për veprën penale të torturës, vrasjes së paligjshme dhe ndalim arbitrar.

“Në dhjetor Dhomat e Specializuara të Kosovës e shpallën fajtor ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa për krime lufte, duke përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe vrasjen, të ndodhura në prill 1999. Dhomat e Specializuara e dënuan Mustafain me 26 vjet burgim. Një rast tjetër kundër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka mbetur në vazhdim”, thuhet në raportin Raportin e vitit 2022 mbi praktikat e të Drejtave të Njeriut.

Exit mobile version