Kryetarja e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu i cili tha se sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, krahasuar me 10 vjet më parë.
Ajo thotë se Kurti po bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët, pasi që Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit’.
Reagimi i plotë:
Propaganda qeverisëse e së dieles
Është e mjerë se si kryeministri i Kosovës bën shtrembërim të të dhënave në mënyrë që t’i mashtrojë qytetarët.
Banka Botërore në publikimin e fundit ka konstatuar që: ‘Kosova ka pasë rritje ekonomike gjatë dekadës së fundit…’; derisa kryeministri po thotë ‘ krahasuar me 10 vjetëshin e kaluar ka shënuar progres..’: dmth po e devijon me qëllim konstatimin për të krijuar përceptim kinse pozitiv për qeverisjen e tij.
Rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit tonë përgjatë një dekade, nuk mund të ia atribuosh qeverisjes tënde të tanishme!
E ultë, kryeministër!