Site icon PrishtinaPress

Raportet e Qeverisë me BE’në e NATO’n, Hovenier e thotë hapur: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi mos urinoni në dyert e tij

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se vendi i tij e do Kosovën të integruar në strukturat euroatlantike dhe se në këto përpjekjet të saj dëshiron ta ndihmojë.

Në këtë drejtim, ai ka komentuar disa sugjerime që tha se i dëgjon nga bisedat e tij me akerë në vend se rruga e Kosovës drejt BE-së mund të bëhet edhe pa procesin e dialogut, raporton Gazeta Express.

“Disa nga gjërat që unë i shoh shumë befasuese nga bisedat e mia me akterë këtu në Kosovë është: janë sugjerimet e padeklaruara se ka një rrugë përveç dialogut. Është një sugjerim se amerikanët, apo gjermanët apo njerëzit tuaj favoritë, në ndonjë mënyrë veç do të kërcasim gishtat tonë ose do ta përdorin shkopin magjik dhe të bëjnë bisedat e duhura dhe këto probleme do të zgjidhen dhe Kosova do të jetë menjëherë anëtare me të drejta të plota e NATO-s dhe BE-së. Bota nuk funksionin kështu dhe duhet të jem i qartë për këtë”.

“Nëse do të ishte në dorë të SHBA-së, nëse ne do të ishim si në periudhën romake, në fuqinë më të madhe dhe të gjitha vendet do të bënin saktësisht si do t’i thoshim që nuk është ky rasti në botë sot nëse shihni përreth globit”.

Hovenier tha se Kosova duhet të fitojë edhe njohjen e shteteve që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ju duhet t’i bindeni ato. Ne duam të ndihmojmë”

Hovenier e tha troç një mesazh përmes një thënie të gjyshit të tij.

“Gjyshi im njëherë thoshte dhe më falni për natyrën paksa të pagdhendur të saj [thënies]: Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”.

Exit mobile version