Site icon PrishtinaPress

Ranë në greminë dhe ndërruan jetë, nxirren trupat e dy turisteve të huaja në Valbonë (FOTO)

Policia ka arritur që të nxjerrë trupat e pajetë të dy turisteve të cilat ndërruan jetë teksa eksploronin Valbonën.

Bëhet fjalë për Baets Myrthe, 25 vjeçe nga Belgjika dhe Joanna Blocaille me origjinë franceze.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasdite, por për shkak të terrenit të vështirë dhe borës policia ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave vetëm rreth orës 21:40 të mbrëmjes.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave  shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine bashkëpunuan me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Exit mobile version