107 mijë e 600 euro janë ndarë për shërimin e Etnik Balaj nga Prizreni i cili është duke u trajtuar në Turqi.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se edhe pse janë ndarë mjete më herët nga MSH nuk kanë mjaftuar dhe janë dashtë mjete tjera, raporton lajmi.net.
Haradinaj duke i uruar shërim Balajt ka thënë se praktika të tilla në qeveri më nuk duhet të ketë, pasi është vështirë e përballueshme por duhet punuar në gjetje të zgjidhjeve për këto probleme.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ndau edhe 300 mijë euro për 1500 veteranë në mënyrë që këta të fundit të shkojnë për pushime në bregdetin e Shqipërisë.