Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ka dërguar mesazhe qeverisë kosovare që “të kthehen në kursin e integrimeve euroatlantike”; rrugëtim ky i cili “duhet të kulmojë në anëtarësim në BE dhe NATO”.
Postimi i plotë:
Sot, mirëprita në takim njoftues Ambasadorin e BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav. Ambasadorit i urova mirëseardhje në vendin tonë, si dhe shpreha nevojën për avancimin e vendit tonë drejt integrimit në BE.
Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara.
Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.