Site icon PrishtinaPress

Ramushi i tregon Gjergj Dedajt se kush e bën politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës ka thënë se deklarata e zv.ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj, se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në asnjë organizatë të shteteve islamike, nuk paraqet qëndrimin e shtetit.

Haradinaj i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ka thënë se ato janë mendime personale të Dedajt.

Megjithatë, Haradinaj i ka kujtuar Dedajt se politikën e jashtme e bën presidenti, ministri i Jashtëm dhe kryeministri.

“Ai është mendim i tij dhe se nuk ka ndonjë vendim të institucioneve të vendit. Para Dedaj politikën e jashtme e cakton presidenti, ministri i Jashtëm e kryeministri”, është shprehur Haradinaj.

Gjergj Dedaj kishte dalë kundër një deklarate që kishte bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Dedaj kishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë dhe të tjera të shteteve islame, është i rrezikshëm për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

 

Exit mobile version