Haradinaj ka pyetur me radhë gratë që kanë mbetur ende në Spitalin e Pejës.
“Si jeni a jeni mirë, ju paska shkuar [ekskursioni] pak dallash po çka me ba. Po më vjen keq kjo çka ju ka ndodh, janë mërzitë krejt, po shyqyr që nuk u ka ndodhë diçka ma keq e nuk ka të vdekur. Shërim të shpejt po besoj që me familjen jeni dëgjuar”, ka deklaruar Haradinaj.
Në një dhomë tjetër Haradinaj ka eskaluar me një pyetje që ua ka bërë grave të shtrira në spital. Ai i ka pyetur nëse po iu bërtasin të shtëpisë për aksidentin e bërë, raporton Insajderi.
“Si ka qenë shërbimi i mjekëve a kanë mundur me ju qëndruar gati. A jeni dëgjuar me familjen, a po ju bërtasin te shpija”, ka deklaruar Haradinaj.