2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

“Ramushi depërtoi” – Ish-këshilltari i Kurtit i shqetësuar që liderëve po u mbyllen dyert në SHBA

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti në kohën e Qeverisë Kurti 1, Durim Berisha, është shprehur i shqetësuar që liderët e Kosovës nuk po arrijnë të takohen me politikanë të kalibrit të lartë në SHBA.  

Kurti dhe Osmani kanë qëndruar në SHBA gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që nuk janë takuar me asnjë prej zyrtarrëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë apo të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ndërkohë, Ramush Haradinaj i AAK-së është takuar me Emisarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Berisha thotë se në kohën kur ai ishte këshilltar, ministri i jashtëm i Kosovës atë kohë merrej më shumë me të dhe kolegët e tij se sa me takimet që Skender Hyseni bënte me ish-Të Dërguarin Special të Shtëpisë së Bardhë për Dialog, Richard Grenell. Ministër i jashtëm atëherë ishte Blerim 
Reka. 

“Pertej ironise, ka qene shqetesuese kur ne vitin 2020 ministri i jashtem i Kosoves ne vend se te merrej me punet ne dikasterin e tij, merrej privatisht e publikisht me keshilltaret e kryeministrit – e ne anen tjeter Skender Hyseni takohej me Grenellin. Vazhdon me qene shqetesues fakti qe Shtepia e Bardhe nuk i ka hapur dyert per udheheqesit e institucioneve te Kosoves, e ne anen tjeter deperton Ramushi”, tha ai. 

Ai shton tutje se edhe të paguhet për takime të këtij lloji nuk është gabim.

“Per takime e politika te rendesishme t’paguhen edhe miliona nuk eshte gabim. Sidomos kur dihet sa agresiv eshte Lobi Serb ne Evrope dhe ShBA. E besa edhe lobi i ahmakeve tone. Nuk bahet shtet me OJQ”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img