Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu në një shënim në Facebook ka folur për punën e koalicionit aktual qeverisës.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se qeveria e kaluar u rrëzua për shkak të vendimmarrjes, derisa kjo e fundit nuk po mund të marrë vendime për temat e mëdha.
Kryeziu ka shtuar se nëse drejtuesit e koalicionit nuk arrijnë të marrin vendime, atëherë prapë shtrohet nevoja e zgjedhjeve të reja.
Shënimi i plotë:
Qeveria e kaluar u rrëzua me arsyen e mungesës së vendimmarrjes, por siç po shihet pesha e problemeve është më e madhe se sa fuqia e një qeverie për të vendosur.
Ramushi, Kadria dhe Fatmiri s’kanë nevoje me i ndërruar qëndrimet, nëse s’dojnë!
Por, ata kanë nevojë me marrë vendime dhe me ju dhanë përfundim temave që na kanë lënë në vendnumërim, për më shumë se tre vite. Përndryshe po krijohet nevoja që të kërkojmë zgjedhje të reja, e përmes zgjedhjeve të kërkojmë përsëri zgjidhje dhe një koalicion dhe qeveri qe ka fuqi vendimmarrëse.
Çështjet nga të cilat po na zihet fryma edhe jemi lodhur si shoqëri janë lufta kundër korrupsionit, demarkacioni, asocacioni, ushtria, përmbyllja e dialogut, liberalizimi edhe ne fund gjykata speciale e cila sikur të jenë këto tjerat te pamjaftueshme, na është rikthyer edhe kjo në tavolinë! Çështjet të rëndësisë për të cilat kërkohej vendimmarrje nuk janë as faljet e burgjeve, as rritja e rrogave etj.