Site icon PrishtinaPress

Ramush Haradinaj thellësisht i prekur nga vdekja e gazetarit, Zijadin Gashi

Për vdekjen e gazetarit, Zijadin Gashi, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

“Thëllësisht i prekur nga ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit Zijadin Gashi. Shkuarja e tij në amshim është humbje e rëndë për gazetarinë e Kosovës dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të. Ngushëllimet më të thella për familjen,  miqtë dhe kolegët e tij në këto çaste të dhimbshme”, ka shkruar kandidati për kryeministër.

Exit mobile version