1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj takoi miken e çmuar të Kosovës, i thotë disa fjalë të mëdha për të!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka takuar sot miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe po ashtu drejtorin e NDI-së, Ken Wollack me bashkëpunëtorë.

Haradinaj ka treguar se ka pasur nder të veçantë gjatë këtij takimi. Sipas tij, Albright ka bërë shumë për Kosovën dhe rrugën e saj drejtë lirisë.

I pari i ekzekutivit tha se Kosova do të jetë gjithmonë falenderuese për përkrahjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë. Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së.RH.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img