Site icon PrishtinaPress

Ramush Haradinaj reagon për situatën në veri: Serbët mos të bijnë pre e Vuçiqit, Kurti të jetë i kujdesshëm

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për situatën e sotme në veri.

Kreu i AAK-së ka thënë se serbët lokalë duhet të mos biejn pre e Vuçiqit, ndërsa Kurti duhet të jetë i kujdesshëm.

“Tensionet në veri janë të papranueshme! Sulmet dhe lëndimi i policëve janë akt i rëndë dhune dhe si të tilla janë të dënueshme. Serbët lokalë të heqin dorë nga dhuna dhe të mos bijnë pre e interesave politike të Aleksandër Vuçiqit, të cilit edhe ashtu po i lëkundet pushteti.
Kryeministri i Kosovës nga ana e tij, të jetë maksimalisht i kujdesshëm dhe të mos ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.
Ngërçi politik me serbët lokalë të Kosovës në atë pjesë, mund të zgjidhet vetëm me dialog të hapur me ta. Kosova nuk e ka luksin të veprojë e vetme dhe e pakoordinuar me miqtë ndërkombëtarë në kapërcimin e gjendjes së krijuar në veri.
Apeloj tek qytetarët serbë dhe tek institucionet e Kosovës që të bëjnë të pamundurën në qetësimin e situatës” shkruan Haradinaj në reagim.

 

Exit mobile version