Site icon PrishtinaPress

Ramush Haradinaj: Nuk kam udhëtuar për Tiranë, ndodhem në shtëpinë time

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar se është nisur në takim urgjent për në Tiranë.

Haradinaj ka thënë se gjendet në shtëpinë me familje, ndërsa nesër vazhdon agjendën me punë të rregullt në zyrën e tij.

“Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregulltë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Exit mobile version