4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj NUK është ftuar në inaugurimin e Donald Trumpit (Dokument)

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë sot për lajmi.net se kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donlad Trump.

Mirëpo, në ftesën e dërguar dhe të publikuar nga mediat kosovare, aty nuk thuhet saktësisht se Haradinaj është ftuar që më 20 janar të merr pjesë në inaugurimin e Trumpit.
Faktikisht festa mban vulën e kompanisë “RightVoter”, shkruan lajmi.net. Nëse hulumtohet pak për këtë kompani, shihet se ajo merret me fushata zgjedhore, organizime politike, etj., por nuk është pjesë e shtabit zgjedhor të presidentit të zgjedhur, Donald Trump.
Në ftesën e pranuar më 19 dhjetor nga kompania “RightVoter”, askund nuk përmendet pjesëmarrja e Haradinajt drejtpërdrejt në inaugurim, por vetëm në ahengjet përcjellëse.

Po ashtu ftesa nuk është bërë në emër as të kompanisë që e ka bërë fushatën e Trumpit, e as në formatin diplomatik, por është e nënshkruar nga Andrew Boucher, partner i “RightVoter” dhe bashkorganizator i “The Monday Meeting”, një ngjarje që mbahet më 23 janar në Nju Jork, aty ku është ftuar edhe Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita.

“Do të doja t’ju ftoja zyrtarisht juve dhe bashkëshorten tuaj në Uashington, gjatë javës së 16 janarit, 2017, për eventet që e rrethojnë (kanë të bëjnë) me inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Donlad J. Trump. Gjatë javës, praktikisht nga datat 18-20 janar, aty do të ketë ahengje dhe pritje për të festuar inaugurimin, dhe ne shpresojmë që do të mund të na bashkoheni”, thuhet në ftesën e nënshkruar nga Andrew Boucher.

Lajmi.net merr vesh se për ceremoninë inauguruese ekziston edhe një komision i veçantë inaugurues presidencial, i cili përbëhet edhe nga Kongresistët. Mirëpo, në letrën e prezantuar në media si ftesë për Haradinajn, askund nuk përmendet ky komision e as emri i ndonjë kongresisti.
Në ditët para inaugurimit dhe pas tij, në Uashington dhe Nju Jork mbahen ceremoni të shumta për nder të presidentit të ri, prandaj edhe Haradinaj është i ftuar në disa nga këto ceremonitë.
Lajmi.net ka siguruar një notë diplomatike të lëshuar nga Departamenti i Shtetit lidhur me atë se kush duhet të jetë i pranishëm në ceremoninë inauguruese të presidentit.

Aty, nder tjerash thuhet se “sikur edhe në të kaluarën, delegacionet e jashtme nuk do të ftohet në Uashington sa i përket kësaj ngjarje”.
Në inaugurim mund të ftohen ambasadorët ose shefat e misioneve në Amerikë, por edhe ata do të njoftohen rreth procedurave dhe aktiviteteve, thuhet në notën diplomatike.
Nga Kosova e ftuar është vetëm ambasadorja, Vlora Çitaku, raporton lajmi.net.
Pra, në inaugurimin e presidentit amerikan, më 20 janar 2017, nuk mund të merr pjesë askush nga delegacionet e jashtme. Pjesë mund të marrin në ceremonitë që kanë të bëjnë me inaugurimin, por jo ashtu siç po thuhet në inaugurimin e presidentit.
Të kujtojmë se në Bosnjë dhe Hercegovinë, presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, e kishte prezantuar një ftesë, ku thoshte se e kishte pranuar për inaugurimin e Trumpit.
Megjithatë, dje ambasada amerikane në Sarajevë ia refuzoi vizën atij, me arsyetimin se ftesa nuk është zyrtare, por thjeshte ka të bëjë me evente që organizohen nga 16 janari në Uashington.
Pra, parë logjikisht, ambasada amerikane nuk mund të refuzojë vizën nëse ftesa është zyrtare dhe notë diplomatike, siç i ka ndodhur Dodikut.
Po ashtu në mediat boshnjake dje është thënë se Dodik e ka blerë ftesën për 10 mijë euro, kurse ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme, duke theksuar se Dodik kishte gënjyer për ftesë. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img