Site icon PrishtinaPress

Ramush Haradinaj merr vendim, 28 nëntori ditë pushimi në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një letre dërguar letër Ministrit të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, duke e njoftuar se dita e 28 nëntorit të shpallet ditë feste dhe pushimi në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik.

RH

Exit mobile version