1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ramush Haradinaj kërkon të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit

Lajmi.net nga burime brenda AAK-së mëson se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, kundërshtar i madh i marrëveshjes aktuale të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e tryezës.
Më 3 gusht do të mbahet tryeza e parë për demarkacionin me Malin e Zi, ku palët pritet të paraqesin faktet dhe kundërshtimet e tyre.
Kjo tryezë është thirrur nga deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, kundërshtar i demarkacionit aktual, por që është miratuar nga Kryesia e Kuvendit, meqë më herët ka qenë edhe Kadri Veseli ai që ka propozuar debat të tillë.
“Kryetari Haradinaj ka kërkuar që të merr pjesë në tryezën e 3 gushtit, meqë është kundërshtar kryesor i demarkacionit në këtë formë”, ka thënë burime brenda AAK-së për lajmi.net.
Kërkesa e Haradinajt bëhet për faktin se ai ka dorëzuar mandatin e deputetit dhe në tryezën e 3 gushtit marrin pjesë deputetët (ata që duan), pastaj anëtarët e komisionit shtetëror për shënjimit e vijës kufitare me Malin e Zi, kundërshtarët e demarkacionit në krye me deputetin Shpejtim Bulliqi dhe ekspertë tjerë të kësaj lëmie të ftuar nga të dyja palët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img