“Për procese ligjore duhet me ba kujdes, por mendoj që ka prapë mundësi të mëdha me u shqyrtu, si është kjo temë dhe si me u trajtu kjo temë,” është shprehur Haradinaj, pasi është pyetur për mbajtjen në burg të Selimit dhe pretendimeve se ai po mbahet padrejtësisht.
Kryeministri Haradinaj e ka quajtur hero për lirinë e vendit ish-komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralllejtënant Sylejman Selimi.
“Por, nuk guxojmë me dhonë deklarime politike për procese gjyqësore. E dimë që është një hero për lirinë e vendit tonë gjenerali Sylejman Selimi, por duhet të bëjmë kujdes në deklarime,” deklaroi Haradinaj, raporton EO.
Javën e kaluar, Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar me kusht Jahir Demakun, ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën për lirim të Sylejman Selimit.
Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sjellja e sistemit të drejtësisë është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë.