Site icon PrishtinaPress

Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të jetë edhe njëherë kandidat për kryeministër të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënës i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Haradinaj synon që me koalicionin AAK-NISMA, t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në frontin e përbashkët që kemi krijuar bashkë me Nismën dhe partnerët e tjerë, Listën Konservatore dhe Forumin Intelektual E-30, jemi dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër.” – ka thënë Xhemaili për Klan Kosova.

Exit mobile version