Site icon PrishtinaPress

Ramush e Anita Haradinaj sonte në Maqedoni, i shkon në shtëpi Kryeministrit Zaev

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me gruan e tij Anitën sonte kanë qenë mysafirë të kryeministrit maqedon, Zoran Zaev.

Zaev i ka pritur ata në shtëpinë e tij.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në “Facebook” ku njofton se patën një bashkëbisedim të mirë ndërfqinjësor.

‘’Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve’’, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Exit mobile version