Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde thotë se Sergio Ramos nuk ka të drejtë ta akuzojë Lionel Messin për ndikim te gjyqtarin.
Ndeshja e së dielës mes Barcelonës prodhoi katër gola dhe mjaft ndërhyrje të rrezikshme.
Ndërkohë, Ramos kishte deklaruar pas ndeshjes se Messi kishte folur me gjyqtarin në tunel. Sipas Vlaverdes, kjo është një çështje për të cilët mund të akuzohet çdokush.
“Gjithmonë ka biseda mes lojtarëve dhe gjyqtarëve. Kam parë shumë gjëra nga shumë skuadra gjatë përvojës sime, si në fushë ashtu edhe në tunel. Në atë kuptim, askush nuk është në pozitë që të flas për këtë. Mund t’iu garantoj këtë”, deklaroi Valverde.
“Nuk dyshoj në sinqeritetin e gjyqtarin në asketin e referimit të ndeshjes. Gjyqtarët janë mësuar që të flasin me lojtarët”, shtoi strategu spanjoll.