Site icon PrishtinaPress

Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mund të lejohet të përdoret në shkolla

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj është shprehur se edukimi seksual nuk duhet të jetë një burim konfuzioni për fëmijët, por siç tha ai, një ndihmë për zhvillimin e tyre të shëndetshëm fizik, emocional dhe moral, në bashkëpunim të ngushtë me familjet.

Ramosaj u shpreh se doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për “Edukimin seksual”, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla, përcjell Klankosova.tv.

“Edukimi i fëmijëve tanë është një detyrë delikate, që kërkon respekt për vlerat kulturore, morale dhe familjare të shoqërisë sonë. Vendosja e një doracaku për edukim seksual në shkolla, pa konsultim të gjerë me prindërit dhe pa respekt për vlerat e shoqërisë sonë, është një tjetër dështim i Qeverisë. Ky akt tregon një shkëputje të plotë nga realitetet dhe nevojat e vërteta të nxënësve, si dhe nga shqetësimet e familjeve”.

“Edukimi seksual nuk duhet të jetë një burim konfuzioni për fëmijët, por një ndihmë për zhvillimin e tyre të shëndetshëm fizik, emocional dhe moral, në bashkëpunim të ngushtë me familjet. Doracaku i hartuar nga Ministria e Arsimit për edukimin seksual, është i papranueshëm dhe nuk mund të lejohet të përdoret në shkolla. Fëmijët tanë meritojnë një sistem arsimor që respekton vlerat dhe nevojat e tyre, jo një sistem që imponon ideologji të diskutueshme”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Exit mobile version