Sergio Ramos do të testohet nesër para ndeshjes kundër Barcelonës për shkak të një problemi fizik që ka pësuar në sfidën e fundit ndaj po të njëjtës skuadrës.
Bëhet fjalë për duelin që kishte me Casemiron për mosmarrëveshjen e një topi në qendër të fushës.
Fillimisht është menduar se Ramos kishte tejkaluar problemin, por që gjatë ditës së sotme ka patur dhimbje të vazhdueshme.
Në rast se mungon Ramos, Solari do të ketë probleme për formacion ngase është e sigurt mungesa edhe Nacho.