1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ramos mbërrin në Sevilla, thotë se e kishte borxh për t’u rikthyer

Sergio Ramos është rikthyer në qytetin e tij të lindjes, për të mbyllur kalimin si futbollist i lirë te Sevilla.

Ai po rikthehet te ish-klubi i tij pas 18 vjetësh.

Ramos ka pranuar ofertën për një kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Madje, spanjolli pranoi edhe ulje të madhe të pagës për t’u kthyer në Andaluzi.

Ramos gjithashtu refuzoi oferta nga Arabia Saudite dhe Turqia.

“Është një ditë shumë e veçantë. Kthimi në shtëpi është një gëzim i jashtëzakonshëm. Pra, kjo është ajo, faleminderit për pritjen. Tani duhet të bëjmë testet [mjekësore] dhe ato gjëra”, tha fillimisht 37-vjeçari.

Ramos u pyet se sa kohë kishte pritur për thirrjen nga presidenti, Jose Castro.

“Disa muaj apo më shumë, por të lumtur që po kthehem, dhe mirë, kemi kohë për të bërë konferencën për shtyp, prezantimin e kështu me radhë”, u përgjigj ish-mbrojtësi i Real Madridit e Paris Saint-Germainit.

“Do të ishte e kotë të shkoja diku tjetër, pa u kthyer këtu. Mendoj se ishte një borxh ndaj gjyshit tim, ndaj babait tim, ndaj Sevillismo-s, ndaj Puertës dhe shumë gjëra që kanë pasur shumë kuptim. Mendoj se ishte koha. Të tjerat do ta lëmë për më vonë”, u shpreh Ramos.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img