Kreu i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka hapur një llogari në rrjetin social Instagram.
Ai këtë e ka quajtur vegël të komunikimit.
Kryetari drenicak ka pranuar se nuk ia ka fort “haberin” me këtë rrjet, porse ka premtuar se do ia marrë dorën.
Ndërkohë, në foton e parë që e ka publikuar, ai shihet bashkë me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.
“Foto e pare ne instagram me mikun tim Bekim Jashari, Kryetarin e Komunes se Skenderajit. Instagrami per mua eshte vegel e re e komunikimit me ju, do te mundohem t’ia marre doren. Shpresoj te kem sukses”, ka shkruar Lladrovci.