Ramiz Lladrovci ka deklaruar se 12,670.49 euro të cilat ai i ka depozituar në bankë, kanë prejardhje nga shitja e veturës Audi A8 në vlerë 40,000.00 euro.
Kryetari i Komunës së Drenasit, në regjistrin e deklarimit të pasuritë për vitin 2025, ka deklaruar se aktualisht në pronësi personale ka dy vetura: një Mercedes-Benz të vitit 2012 në vlerë 15,000.00 euro dhe një Audi të vitit 2016, në vlerë 40,500.00 euro.
Nuk është e ditur nëse kjo veturë Audi, të cilën e ka deklaruar se e posedon ende, është e njëjta të cilën e ka shitur.
Ai ka thënë se kursimet e tij në vlerë mbi 12 mijë euro e kanë prejardhjen nga “kursime nga paga dhe shitja e veturës Audi A8 (40,000.00) euro”.
Te sektori i pasurive të paluajtshme, ai ka deklaruar prona në vlerë deri 600 mijë euro të cilat i ka në emër të tij.
Më së fundmi, në vitin 2011, Lladrovci ka deklaruar se e ka blerë një banesë me sipërfaqe prej 38 metrave katëror në vlerë 40,000.00 euro. Ka thënë se origjina e mjeteve janë kursimet nga të ardhurat familjare.