Site icon PrishtinaPress

Ramiz Kelmendi tregon pse zgjodhi LDK-në para AAK-së (Video)

Anëtari më i ri i Qeverisë së Isa Mustafës, Ramiz Kelmendi, ka folur për vizionin dhe objektivat e tij pas emërimit në postin e zëvendëskryeministrit.
Kelmendi, në emisionin ‘Fakt Plus’ me Leotrim Berishën, ka thënë se roli i tij në kuadër të Qeverisë do të jetë koordinimi me një pjesë të caktuar të ministrave qeë kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjeve dhe kërkesat e shumta qe ka ekonomia e Kosovës.
Kelmendi ka thënë se e kanë pritur jashtëzakonisht mirë në qeveri. Duke shtuar se ka krijuar raport miqësor dhe do të jetë unifikues për të gjitha çështjet qeveritar dhe do ta avancojë koalicionin qeverisës.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për ndërrimin e shpeshte të partive politike. Sipas tij, është e drejte kushtetuese dhe gjithkush ka të drejtë të lëvize.
I pyetur se pse zgjodhi LDK-në para AAK-së, ka thënë se të qenit në opozitë të AAK-së ka ndikuar qe ai të mos kthehet në këtë subjekt.
Kelmendi thotë se nuk do të dëshironte qe kalimi i tij në LDK të ndikojë në prishjen e koalicionit qeveritar.
Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Kelmendi ka thënë se kjo është në dorën e liderëve të koalicionit. Megjithatë ai thotë se zgjedhjet do ta prolongonin zhvillimin ekonomik të vendit.
Fakt Plus - Intervista me Ramiz Kelmendi

Exit mobile version