Biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, ka shprehur ngushëllime ish-presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit, shkruan Gazeta Demos.
Kelmendi përmes një shkrimi në Fcaebook, ka thënë se ”Jeta shpeshherë nuk u tregua e drejtë me bacen Haxhi, mirëpo ai ja doli që jetën ta mbyllë faqebardhë, duke triumfuar mbi padrejtësitë e kohës!”.
Ai ka vërë në theks se i qëndron pranë familjes së ish-presidentit Thaçi kështu duke i thënë Thaçit qëndro i fortë ashtu siç të njohim.
Reagimi i plotë i tij:
I nderuar President Thaçi,
e nderuara familje Thaçi në Burojë,
Familjarë, të afërm, miq e dashamirë,
Të nderuar qytetarë,
Shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta, me rastin e ndarjes nga jeta të baces Haxhi Thaçi, burrit fisnik të Kosovës.
Jeta shpeshherë nuk u tregua e drejtë me bacen Haxhi, mirëpo ai ja doli që jetën ta mbyllë faqebardhë, duke triumfuar mbi padrejtësitë e kohës!
Në këto orë dhembje e zie, jam pranë familjes Thaçi dhe pranë presidentit Thaçi.
Hashim miku im, qëndro i fortë siç të njohim!
Me pikëllim:
Ramiz Kelmendi