Viti 2030 po i duket shumë i largët kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka reaguar pasi Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olivier Varhilehy, ka thënë se Komisioni Evropian është i gatshëm për të bërë propozimet që çojnë në anëtarësim në vitin 2030.
Rama ka thënë se duhet pranuar që pas fjalimit të papritur të Charles Michel në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni “autobusi i ngadalshëm i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa pasur një karrige të lirë”.
Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëndimor mund ta përballojnë më mirë udhëtimin e gjatë derisa ndjekin bisedën e zëshme të atyre që janë të ulur nëpër karrige.
“Le të dëgjojmë çfarë do të pasojë”, ka thënë Rama.