2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ramën e takoi në kafe, Gjukanoviqin në hotel, ndërsa Begajt ia tregoi “dhëmbët”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nuk e ka takuar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Kjo vetëm pse takimi nuk është paraparë të jetë në zyrën e partisë së Abdixhikut, por në ambientin e Kuvendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

“LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”.

Pavarësisht se partia e tretë në vend, e ka selinë tek Qafa në Prishtinë, prijësi i saj ka zgjedhur që disa nga liderët tjerë të Ballkanit të mos i takojë aty.

Siç ka veprua me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviqin, të cilin e ka pritur në korridorin e hotelit luksoz, që gjendet në qendër të Prishtinës.

“Sot, me bashkëpunëtorë, takuam Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Biseduam për të ardhmen e dy shteteve tona dhe perspektivën euro-atlantike që Kosova dhe Mali i zi si shtete fqinje kanë”, thuhet në njoftimin e 19 majit, teksa shihen edhe fotografitë nga takimi, shkruan Gazeta Insajderi.

Abdixhiku në takim me Gjukanoviqin | Foto: Facebook
Abdixhiku me bashkëpuntorë në takim me Gjukanoviqin, 19 maj 2022 | Foto: Facebook

Jo larg hotelit ku e takoi Gjukanoviqin, një muaj më pas më 20 qershor, i pari i LDK-së e takoi edhe Kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skenderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”, shkruante Ambixhiku mbi fotografinë e shpërndarë, transmeton Gazeta Insajderi.

Abdixhiku në takim me Ramën, 20 qershor 2022 | Foto: Facebook

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img