3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ramdani: KQZ-ja i ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro; i bie që shteti është financuesi i një organizate terroriste

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka shprehur shqetësime për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës për t’i ndarë 360 mijë euro Listës Serbe, pavarësisht se kjo parti nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Duke folur në emisionin “Pressing” të T7, Ramadani ngriti pikëpyetjen nëse ky financim nënkupton që shteti i Kosovës po mbështet një organizatë që ai e quajti “organizatë terroriste.”

“Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euo, atëherë i bjen që shteti i Kosovës e ka financu një organiatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste duhet me vazhdu që KQZ-ja, shteti i Kosovës është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda nuk ka kuptim”, ka thënë Ramadani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img