11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani: Zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe

Ish-drejtori i AKI-së, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet në Serbi kanë treguar se “rrjeti nacionalist” në këtë vend “vazhdon të gëzojë mbështetje të madhe” dhe si i tillë “ka marrë edhe mbështetjen e udhëheqësve serbë në vendet e tjera, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi”.

“Nëse shikojmë se si [partitë në Serbi] e kanë bërë fushatën zgjedhore, atëherë vëmë re se bëhet fjalë për panserbizëm. Udhëheqja aktuale, e cila tashmë edhe është konfirmuar, promovon panserbizmin dhe kështu kërcënon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”, thotë Ramadani.

Ai shton se panserbizmi, i cili në të kaluarën kishte edhe emra të tjerë, si ‘Serbia e Madhe’ dhe ‘Bota serbe’, tani mund të kalojë në ‘konfederatë të territoreve serbe’, e cila është gjithashtu një lloj kërcënimi për Ballkanin Perëndimor.

Ramadani thotë se një ideologji e tillë mund të ndalet vetëm me zgjerimin dhe praninë e mëtejshme të NATO-s në rajon, si dhe me ndëshkimin e drejtpërdrejtë të udhëheqjes së Serbisë, e cila promovon ideologji të ekstremizmit dhe nacionalizmit.

“Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina duhet t’i bashkohen NATO-s me hapa të përshpejtuar dhe, në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta marrë dënimin e merituar nëse vazhdon të promovojë ideologji nacionaliste të panserbizmit, qoftë duke futur në listën e zezë individë të saj, qoftë duke e hequr atë nga [programi i NATO-s] Partneriteti për Paqe, për fillim”, thotë Ramadani.

Ai shton se bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht NATO-ja, është e vetëdijshme për ngjarjet në rajon dhe është i bindur se Serbia nuk do ta ndryshojë ideologjinë e saj aktuale.

“Kështu që NATO-ja do të detyrohet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu ta   ndëshkojë udhëheqjen serbe”, thotë eksperti i sigurisë.

NATO-ja ka nisur ta forcojë praninë e saj në Ballkan, duke dërguar forca shtesë në Kosovë, pas sulmit të armatosur në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm e ka marrëMillan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img