Site icon PrishtinaPress

Ramadani tregon pse nuk i publikoi komentet e Kosovës e Serbisë për draftin e Asociacionit

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se draft-statuti i Asociacionit i publikuar nga ai gjatë këtij muaji, është i vërtetët, i saktë dhe i pa mohuar nga institucionet e Kosovës e BE-së, dhe se ai është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor.

Ai ka thënë se nuk ka publikuar komentet të cilat Kosova dhe Serbia i kanë dërguar në BE sa i përket këtij drafti, pasi sipas tij, publikimi i komenteve do të ishte ndërhyrje në proces të dialogut, por që ka publikuar dokumentin bazë që është draft-statuti, i cili është dorëzuar palëve, që ai beson që me këtë publikim i ka ndihmuar debatit dhe transparencës para “vendimeve të mëdha”.

Ai tha se formimi i Asociacionit do të duhej që të ishte kompromisi i fundit sa i përket dialogut me Serbinë dhe se me këtë Kosova ta merr njohjen de-juro nga Serbia, të merr statusin kandidat për në BE dhe të bëjë hapa të shpejt për anëtarësim në NATO, pasi sipas tij, kjo do të jep kuptim edhe të sigurisë në vend.

Ramadani është shprehur se shpreson që komentet e Kosovës sa i përket draftit të pranuar nga BE-ja e ShBA-ja do të përfshihen në draftin i cili do të duhej të jetë final.

“Unë besoj që drafti i statutit të Asociacionit  të cilin e kam publikuar me 11 nëntor dhe i cili është i vërtet, i saktë dhe i pa mohuar është një instrument politik, i cili do të duhej të jetë kompromisi i fundit i Kosovës. Nëse do të mbete i tillë dhe nëse nuk do të ndryshohet. Unë besoj dhe shpresoj që komentet e Kosovës do të përfshihen në draftin i cili do të duhej të jetë final, sepse janë komente për të cilat bëhte fjalë për funksionalitetin dhe Kushtetutshmërinë e institucioneve brenda Kosovës. Shpresoj dhe bindja ime është që Kosova duhet të qartësoj e tërë skena politike dhe institucione duhet të qartësoj se marrëveshja finale duhet të jetë kjo duhet të përmbyllet procesi i dialogut”.

“BE-ja të këtë një ceremoni formale të përmbylljes së procesit të dialogut në mënyre që edhe Serbia ta ketë të qartë se nuk ka çka të fitoj në Kosovë dhe skena politike e institucioneve të Kosovës vendosin që të themelojnë këtë lloj Asociacioni, ky absolutisht të jetë kompromisi i fundit dhe më këtë Kosova ta merr njohjen de-juro nga Serbia, të merr statusin kandidat për në BE dhe të bëjë hapa të shpejt për anëtarësim në NATO, sepse kjo do të jep kuptim edhe të sigurisë”.

Ai tha se drafti i Asociacionit ka përputhje më atë të viti 2013 dhe se pjesa tjetër e draftit beson që është përtej marrëveshjes së viti 2013.

“Janë çështje kushtetuese edhe ligjore, janë ekspertet që mund ta japin përgjigjen më së miri. Ajo që është e qartë të paktën prej viti 2013 duket që ka përputhje, respektivisht përfshirje të 2013 në këtë draft. Ndërkaq pjesa tjetër besoj që është përtej 2013-ës. Asociacioni si i tillë absolutisht mund të jetë instrument politik i cili mund të keqpërdoret ose jo, varësisht prej shpresës që i jep procesi i dialogut në të ardhmen. Pra nëse ka proces të dialogut njëjtë sikurse deri me tash edhe në 10 vitet e ardhshme atëherë është instrument i cili do të keqpërdoret në mënyrë brutale nga Serbia, sepse mos të harrojmë se edhe ky asociacion apo çfarë do drafti tjetër serbet e Kosovës nuk janë pyetur për këtë”, tha ai.

Ish-zyrtari i AKI-së tha se, e vlerëson qasjen konstruktive të BE-së edhe të Qeverisë së Kosovës në mos mohimin e vërtetësisë së draftit të publikuar nga ai.

Ai tha se me publikim e këtij drafti i ka ndihmuar debatit dhe transparencës para “vendimeve të mëdha”, duke shtuar se ai nuk ka publikuar komentet të cilat Kosova dhe Serbia i kanë dërguar në BE sa i përket këtij drafti, pasi sipas tij, publikimi i komenteve do të ishte ndërhyrje në proces të dialogut.

“Unë e vlerësoj qasjen konstruktive edhe të BE-së edhe të Institucioneve të Kosovës, qeverisë së Kosovës në mos mohimin e vërtetësisë. Unë besoj që transparenca i nevojitet publikut edhe institucioneve të Kosovës”.

“Unë nuk kam publikuar komentet të cilat Kosova edhe Serbia i kanë dërguar në BE, sepse besoj që ajo do të ishte ndërhyrje në proces të dialogut, por që unë kam publikuar dokumentin bazë që është draft statuti i cili është dorëzuar palëve, në këtë rast edhe Kosovës edhe Serbisë. Pra nuk kam publikuar komentet sepse me atë besoj që do të ndërhyja në proces. Dhe si i tillë unë besoj që i ka ndihmuar debatit dhe transparencës para vendimeve të mëdha”, tha ai.

Exit mobile version