Site icon PrishtinaPress

Ramadani: Si është e mundur të mos verifikohet lajmi para se të publikohet

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, ka trajtuar mënyrën shqetësuese se si janë shënjestruar Nacionale dhe Periskopi nga transmetuesi publik, RTK, duke cituar një tekst jashtëzakonisht kontraverz të një mediumi boshnjak.

Ramadani kritikoi RTK-në për mos verifikimin e lajmit të cituar para publikimit.

“Institucioni i RTK-së është shteti. Edhe unë kam qenë pak gazetar, si është e mundur mos me thirr njeriun cili është komenti yt para se me hedh lajmin. Shteti nuk guxon me i shantazhu qytetaret e vet”,deklaroi ai në “Pressing”.

Exit mobile version