2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani shpreh shqetësim për variantin Delta, bën apel për vaksinim kundër COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani në një konferencë për media ka shfaqur shqetësime për variantin më ngjitës të COVID-19, Delta, ku tha se gjëja më brengosëse është se ky variant po i infekton edhe fëmijët dhe se metoda më e lirë dhe më e sigurt për t’u mbrojtur nga virusi është vaksinimi.

“Situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë paraqet një rritje rapide të rasteve pozitive javën e fundit me variantin Delta, ku dominant në Kosovë është ky variant me 98.3 përqind”.

“Varianti Delta mund të quhet si virus i ri sepse ashtu po sillet dhe përhapja eksplozive po i bën që situatën epidemiologjike të ketë një rritje rapide të rasteve por ajo që është më brengosëse është se kjo po i infekton edhe fëmijët”.

Ai shtoi se metoda më efikase dhe më e lirë për mbrojtje natyrale është vaksinimi dhe se as një vaksinë që ka Kosova përmban virus të gjallë.

“As një vaksinë që e kemi në Kosovë nuk përmban virus të gjallë do të thotë nuk do të mund të sëmureni me COVD-19. Kosova është i vetmi shtet në Ballkan që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga EMA dhe FDA”.

“Metoda më e lirë dhe më efikase është vaksinimi dhe vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore dhe krijon shtresë mbrojtëse nga infeksioni, po ashtu vaksinimi krijon lehtësim të sëmundjes”.

Në Kosovë të martën janë regjistruar pesë vdekje për shkak të COVID-19 dhe se 1 mijë e 765 persona janë testuar pozitiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img