Ish- inspektori i Përgjithshëm në AKI, Burim Ramadani, foli për nismën e tij për informimin, evidentimin e aktivitetit të Qendrës së Spiunazhit rus në Serbi, që ndikon në sigurinë në Serbi dhe rajon.
Ai shkurtimisht foli për nismën e tij me dy profesionistë të fushës së teknologjisë që ka bërë të mundshëm evidentimin përmes video-incizimeve në të dhëna elementare në dy gjuhët, anglisht e shqip për audiencën e huaj, për të ngritur vetëdijen për rrezikun që mund të vije në rajon përmes Serbisë, që evidentohen synimet e Rusisë për të destabilizuar rajonin dhe më gjerë.
Qëllimi ynë është ta dokumentojmë para opinionit perëndimor se kush është masha e Rusisë këtu në Ballkan”, tha Ramadani, në Info Plus, në RTK.
Ai më tej sqaroi se si çështje prioritare për ne është raporti më Serbinë, ndërsa për Perëndimin si çështje kryesore është siguria në nivel më të gjerë, si lufta në Ukrainë.
Lidhur me këtë Ramadani shtoi se largimi i vëmendjes në Ukrainë, situate në Ballkan e veçmas në Kosovë,do të ndikonte tejet negativisht në aspektin e sigurisë.
“Është e rëndësishme që ta kthejmë vëmendjen edhe një herë çështjen e Kosovës në qarqe ndërkombëtare, përmes fushatës të diplomacisë publike”, deklaroi Ramadani.
Lidhur me këtë, Ramadani sqaroi se ky institucion, edhe pse quhet humanitare, është e kuptueshme se aspak nuk ka të bëjë me këtë çështje, ngase siç dihet, ky institucion u themeluar nga ministri i tanishëm i Mbrojtjes ruse, Sergej Shoigu.
“Serbia i ka ofruar Rusisë edhe databazën e sigurisë, që ndikon shumë në sigurinë e vendeve tjera në rajon”, deklaroi Ramadani.
Ai më tej vuri në dukje se është e domosdoshme që vendet e rajonit e që janë edhe anëtare të NATO-s por edhe përmes BE–së t’i kërkojnë Serbisë që ta mbyllë qendrën e spiunazhit rus në Nish.
Ramdani lidhur me këtë ide tha se do të mund të nisej nga Kosova e te përqafohej nga vendet tjera të rajonit, ngase janë shqetësimet e përbashkëta për sigurinë e rajonit.
“Prioriteti për sigurinë kombëtare për institucionet e vendit duhet të mbetet si më kryesori. Ka faza kur Kosova duhet të jetë më aktive, së bashku me vendet e rajonit që niveli i sigurisë të jetë më i kënaqshëm”, tha, mes tjerash, Ramadani.
Sipas tij, Qendra e Spiunazhit rus në Nish ka pasur ndikim edhe në sigurinë e vendit, në komunat veriore të Kosovës.
Ndërkaq pjesëmarrja e FSK-së në ushtrimet e NATO-s, Ramadani e vlerësoi si tejet të rëndësishme, së pari ushtria e Kosovës, përmes këtij aktiviteti, dëshmon ese është e gatshme të ofrojë siguri, jo vetëm që është konsumuese e sigurisë. Ndërkohë që si element tjetër i rëndësishëm për FSK-në është ngritja e një niveli që ka të bëjë më ndërveprimin ushtarak në mes të ushtrive, si: komunikimi, procedurat, standardet,etj., që bën të mundshëm pjesëmarrjej e FSK-së në cilindo vend tjetër bashkë me ushtritë tjera të NATO-s. Ndërsa përfitimi tjetër nga FSK është që këmbësoria merr validitetin nga NATO.
“Kështu FSK kalon në fazën e dytë të avancimit në ushtri nga NATO”, vuri në dukje Ramadani, teksa shtoi se menaxhmenti i institucioneve të sigurisë të vazhdojë bashkëpunimin në nivel bilateral me SHBA, por edhe multilateral, me vendet tjera të NATO-s.
Fillimi betimit të kryetarit të Mitrovicës së veriut mund të jetë edhe një lloj testi, por që nuk është e domosdoshme që të gjithë kryetarët të betohen në të njëjtën ditë, por që duhet pasur kujdes që të mos humbet afat ligjor i betimit të tyre për kryetarë të komunave, se, në të kundërtën, mund të humbin mandatin e të shkohet sërish në zgjedhje.
Ramadani më tej tha se duhet pasur kujdes që të mos shkaktohen incidente pa nevojë dhe të zbatohen ligjet e Kushtetutës së Kosovës.
“E rëndësishme është që Kosova të nxisë komunitetin serb të marrë pjesë në institucionet e vendit”, deklaroi Ramadani.
E për betimin e kryetarëve në komunat veriore, Ramadani tha se është me rëndësi betimi dhe jo Kuvendi, teksa shtoi se serbët nga institucionet vendore nuk i ka larguar Kosova, as Policia e Kosovës, por Vuçiqi, Daçiq, etj.
“Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm në raport me ndërkombëtarët, në mënyrë që të mos shkohet vëmendja diku tjetër, qoftë në Serbi a diku tjetër, ndonëse ato janë të afta ta kryejnë punën vet, por është edhe çështje politike”, deklaroi në fund, Ramadani.