1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani porosit qytetarët: Situatën epidemiologjike po e mbajnë duke e frenuar, ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani edhe sot ka lutur qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi! Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

“Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj. Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët. Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju”, ka shkruar ai.

Në Kosovë ka shkuar në 91 numri i personave të prekur nga COVID-19. Kurse deri tash një 82-vjeçar i prekur me këtë virus ka ndërruar jetë,

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë.

Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare.

Sa i përket gjinisë, 53 e meshkujve janë prekur nga sëmundja Covid-19, në krahasim gratë që përbëjnë 47 për qind të numrit të të infektuarve.

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit të ri, Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img