7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani për sektorin e sigurisë në Kosovë: Një model i avancuar demokratik

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani thekson se sektori i sigurisë në vendin tonë është një model i avancuar demokratik.

Ramadani në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ka pohuar se Kosova ka ndërtuar standarde të lartë demokratike për institucionet e sigurisë.

“Kosova ka ndërtuar standarde të lartë demokratike për institucionet e sigurisë. Ato janë gjithëpërfshirëse, transparente, llogaridhënëse, të gatshme dhe kontribuuese për sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ato janë të përgatitura dhe ndihmojnë edhe rajonin dhe më gjerë në çështje të cilat ndërlidhen me sigurinë rajonale apo botërore”, pohon Ramadani.

Duke folur për Ushtrinë e Kosovës, ai tregon ka kontribuar me shtetet demokratike në ofrimin e sigurisë në shumë vende.

“Ushtarët e Kosovës kanë kontribuar krah-për-krah me shtetet demokratike në ndërtim dhe ofrim të sigurisë në vende të ndryshme”, shton ai.

Për Ramadanin, Policia e Kosovës ka dëshmuar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Policia e Kosovës ka dëshmuar nivel të lartë të profesionalizmit dhe bashkëpunimit me komunitetin, institucionet dhe shtetet e ndryshme. Policimi në Komunitet është filozofi demokratike që e karakterizon Policinë e Kosovës”, thekson Ramadani.

Eksperti i sigurisë thotë se inteligjenca e Kosovës është e modeluar me standarde më të larta demokratike dhe se përmes profesionalizmit të saj ka ndihmuar shtetet në rajon për të shmangur situata të rënda të sigurisë.

“Komuniteti i inteligjencës në Kosovë është i ri, i modeluar në standarde më të larta demokratike, i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët perëndimor. Shumë herë, Kosova përmes profesionalizmit të komunitetit të inteligjencës së saj, ka ndihmuar shtetet në rajon për të shmangur situata të rënda të sigurisë”, vijon njohësi i sigurisë.

Në fund, sipas Ramadanit vendi ynë është shembulli i kundërt me Serbinë për sa i përket orientimit gjeopolitik dhe ndërtimin e standardeve demokratike për sektorin e sigurisë.

“Kushtetuta e Serbisë nuk ka fare Parime të Përgjithshme Kushtetuese për qeverisjen dhe mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë. Krahasimi me modelin e Serbisë në institucionet e sigurisë bëhet për të qartësuar dallimet konceptuale midis Kosovës demokratike dhe Serbisë së mbetur peng të autokracisë”, përfundon Ramadani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img