Ramadani për kufizimin e lëvizjes: A keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese

42
Advertisement

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë sot një krahasim rreth të ndalesës së lëvizjes së lirë në këtë kohë pandemie dhe dritës së kuqe në semafor.

Advertisement

Ramadani në një postim në rrjetin social Facebook pyet nëse keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese dhe çka do të ndodhte nëse nuk do të respektohej kjo rregull.

Lexoni të plotë postimin e Ramadanit në Facebook:

“Semafori i kuq!

A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?

Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!

Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njëjtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!

Pasojën e dini të gjithë!

Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!

Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në laurën e trenit, kudo?

Po pse bëhet kjo?

Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!

E drejta për jetë!

Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!

Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

Kjo është shëndetësia publike!

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Epidemiologia, scientia magnifica!

Deus salvare nos inscius! Pro bono fure capere!”. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës