Naser Ramadani, drejtori i Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike ka thënë se në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit siç ka në vendet e rajonit dhe disa shtete evropiane.
Por, ai ka apeluar tek prindërit që nëse për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjarë.
Postimi i plotë i tij:
Epidemia e fruthit në vendet e rajonit dhe disa shtete evropiane!
Në Kosovë nuk ka epidemi të fruthit!
Apel prindërve!
Nëse për shkaqe të ndryshme nuk i keni vaksinuar fëmijët lajmërohuni menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve.